Tesla shiti rreth 112.000 makina elektrike në çerekun e katërt të vitit 2019, dhe mbi 367.500 makina gjithsej në 2019-n, shifra këto që shënuan një rekord të ri për kompaninë Amerikane, e cila kishte për synim shitjen e 360.000 makinave.

Tesla hapi fabrikën e saj të dytë të prodhimit të makinave, këtë herë në Kinë. Prodhuesi i makinave planifikon të hapë një fabrikë edhe në Gjermani.

Shifra e mësipërm e bëjnë Tesla-n kompaninë e makinave me vlerën më të lartë në Amerikë. Për t’i parë gjërat në perspektivë, Tesla vlen 93 miliardë USD, ndërsa General Motors (me seli në Detroit) vlen 50 miliardë USD dhe Ford (gjithashtu me seli në Detroit) vlen 37 miliardë USD.

Por duhet theksuar se General Motors shiti në vititin 2019 njëzet herë më shumë makina se Tesla, dhe Ford shiti në 2019-n gjashtë herë më shumë makina se Tesla. /TechSot.Al/