Disa muaj pasi filtri i “plakjes” i aplikacionit FaceApp u bë viral, Snapchat ka lançuar efektin më të ri të ngjashëm me të. Dhe rezultatet janë mjaft mbresëlënëse.

Aplikacioni shtoi një filtër të ri të quajtur “time machine” (makina e kohës), e cila ju lejon të rriteni në moshë nga efekti i fytyrës së foshnjës tek një person i moshur branda pak  sekondash. Me siguri këto do të jenë fotot virale të rradhës!

Snapchat ka ofruar më parë si efektin e “fytyrës së bebes” ashtu edhe atë të “plakjes”, por filtri më i ri  “time machine” ofron për herë të parë transformimin dixhital nga një moshë tek tjetra. Kjo mund të mos duket si një risi, por në fakt kjo e bën efektin shumë më dramatik sesa ai që kemi parë më parë nga Snapchat dhe aplikacionet e tjera.

Por, duke pasur parasysh fiksimin tonë kolektiv për gjetjen e mënyrave të reja për të modifikuar selfiet tona që ngjajnë me të famshëm, të moshuar, bebe dhe vepra arti, është pothuajse e pashmangshme që ky efekt i ri nga Snapchat mos të bëhet shumë i famshëm për përdoruesit e tij.Prapa skenave, kompania ka investuar shumë në mënyrë që të përmirësojë efektet e saj duke bërë që ato të duken sa më reale. Snapchat pati dy suksese të mëdha këtë vit, efektin e tij shumë të përmendur të “shkëmbimit të gjinisë” dhe të “foshnjës”. Drejtuesit e kompanisë kanë thënë se këto efekte e kanë bërë aplikacionin shumë të famshëm dhe të sukseshëm përgjatë këtij viti. Aplikacionit i janë shtuar më shumë se 20 milion përdorues të rinj në vitin 2019, pas një viti jo shumë të suksesshëm të 2018.

Nuk dihet ende nëse efekti i ri “time machine” do të ketë të njëjtin impakt. Por, padyshim e veçanta e Snapchat qëndron tek filtrat që përdoren për selfiet./TechSot.Al