Elon Musk ka folur për incidentin e sikletshëm që ndodhi në skenë kur dritaret e kamionçinës më të re të Tesla-s u thyen gjatë prezantimit. Automjeti më parë u godit me një kamxhik dhe ky demostrim ishte i suksesshëm, duke provuar kështu fortësinë e automjetit të blinduar. Sipas deklaratës së z. Musk, kjo goditje kishte shkaktuar një çarje të padukshme, e cila më pas shkaktoi thyerjen e mëtejshme të dritareve kur u goditën me topin prej çeliku.

Automjeti u lançua të enjten në Hawthorne, California. Ky prezantim tërhoqi vëmendjen e audiencës për shkak të dizajnit këndor dhe materialit prej çeliku duke shkaktuar reagime të ndyshme nga publiku.

Në përgjigjen për një fans në Twitter, Z. Musk tha që incidenti mund të ishte shmangur lehtësisht. “Goditja me kamxhik në pjesën e derës e shkatërroi bazën e xhamit dhe kjo është arsyeja pse topi i çelikut nuk u hodh jashtë “, shkroi ai. “Duhej të ishte gjuajtur topi i çelikut në dritare, pastaj kamxhiku tek dera. Herën tjetër.”

Gjatë fundjavës, Z. Musk postoi në Twitter pamjet e një demonstrimi të mëparshëm, realizuar në prapaskena pak momente para lançimit, duke treguar se dritaret e përballonin goditjen e topit prej çeliku. Pavarësisht incidentit që u bë, Tesla njoftoi se ka marrë më shumë se 200,000 porosi për kamionçinën e saj.

Suksesi i kësaj ngjarjeje gjatë lançimit ka shkaktuar disa spekulime në media sociale, ku videoja është parë me miliona herë, se incidenti ishte planifikuar më parë për të qenë viral.

“Është e vështirë të thuhet nëse ai moment famëkeq është arsyeja pse Tesla ka arritur të marrë 200,000 porosi për kamionçimin e saj, por e gjithë vëmendja që ju kushtua padyshim që nuk e ka dëmtuar kompaninë,” tha Jessica Caldwell, nga tregu i automjeteve Edmunds./TechSot.Al