Kënga e Stormzy e quajtur Vossi Bop ishte videoja muzikore më e shikuar e vitit 2019 në Mbretërinë e Bashkuar në YouTube. Sipas një kërcimi viral, në video rreperi shfaqet duke kënduar në Urën Westminster. Videoja e Sam Smith dhe Normal me këngën Dancing With A Stranger është e dyta në renditje. Bad Guy e këngëtares Billie Eilish doli e treta.

Jashtë Britanisë së Madhe, mbizotëroi muzika latine, duke u renditur në Top 5 videot më të shikuara në YouTube. Në krye të listës është Con Calma e Daddy Yankee; ndërsa këngëtarja elektro-flamenko Rosalía zë vendin e dytë me këngën Con Altura.

Është viti i tretë që një këngët latine janë në krye të renditjes globale të YouTube. Në 2018, vendin e parë e zuri kënga Te Boté nga artisti Nio García; ndërsa në vitin 2017, ishte Luis Fonsi dhe Daddy Yankee me këngën Despacito (e cila është videoja më e shikuar në historinë e platformës, me 6.5 bilion shikime).

Shifrat pasqyrojnë rëndësinë në rritje të Amerikës Latine në industrinë e muzikës. Është tregu muzikor që ka pasur rritjen më të shpejtë në botë, ku të ardhurat u rritën me 16.8% vitin e kaluar, me Brazilin kontribuesin më të madh.

“Pa asnjë dyshim, gjithmonë ka pasur konsum të madh të muzikës në Brazil. Është një vend që me të vërtetë muzikën e ka në zemrën e tij, por për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit, nuk u njoh kurrë”, tha Afo Verde, kryetari i Sony Music Latin Iberia.

“Kur konsumi filloi të marrë formën e transmetimit, rezultatet ishin mbresëlënëse.”

“Unë mendoj se ky ka qenë  një ‘gjigand në gjumë’ për vite me rradhë. Në të vërtetë ky është një vend me më shumë se 200 milion njerëz. Dhe është një vend që e do muzikën”, shtoi Jesus López, kryetari i Universal Music America Latin.

Është e dukshme që artistët latinë kanë shumë sukses në YouTube, një platformë e mbështetur nga reklamat, por kanë një ndikim më të vogël në shërbime të tjera si Spotify dhe Apple, të cilat gjenerojnë të ardhura më të mëdha përmes abonimeve mujore./TechSot.Al