Një përditësim në rrjetin social Instagram, i cili u zbatua me qëllimin për të përmirësuar mirëqenien e përdoruesve, mesa duket i nxit ata që të postojnë më shumë. Ky në fakt është një ‘efekt anësor’ në dukje i paparashikueshëm.

Sipas një ish-punonjësi të kompanisë Instagram, e cila është në pronësi të Facebook, ka spekuluar se ndryshimi i bërë për të fshehur pëlqimet tek postimet mund të ketë një efekt anësor që për arsye të panjohura nuk u zbulua nga drejtuesit e kompanisë.

“Ekziston gjithashtu një hipotezë brenda kompanisë, sipas së cilës ‘fshehja’ e pëlqimeve do të rrisë numrin e postimeve që njerëzit do të bëjnë në këtë rrjet social, duke i bërë ata që të ndihen më pak keq kur postimet e tyre nuk marrin shumë pëlqime,” shton ish-punonjësi.

Më shumë postime përkthehen në më shumë kohë që kalohet në këtë rrjet social, dhe gjithashtu përkthehet në rritjen e mundësive për të fituar më shumë të ardhura nga reklamat.

Hapi i ndërmarrë për të ‘fshehur’ numrin e pëlqimeve në postime, e cila u prezantua në muajin prill, kishte si qëllim kryesor uljen e stresit  në lidhje me jetën ‘virtuale’ të cdo përdoruesi. Por nëse e mendojmë në një aspekt më të gjerë, në të vërtetë ky ndryshim në Instagram nxit postimin e fotove dhe videove, pa i kushtuar vëmendje numrit të pëlqimeve apo sesa bukur dukeni në postimin që shpërndani.

Disa punonjës të Instagram gjithashtu besuan se ky përditësim do t’i bënte përdoruesit e pasigurt të ndjeheshin më pak të prirur për të modifikuar postimet e tyre.

Mesa duket Facebook nuk mendon shumë për përdoruesit e tij!/TechSot.Al