Kushtet e reja të shërbimit të YouTube kanë shqetësuar shumë përdorues dhe krijues të videove, sepse kompania mund të fshijë llogarinë e tyre.

Në pjesën e titulluar “Pezullimi i llogarisë dhe përfundimi” me nënkreun “Shkëputja nga YouTube për ndryshime të shërbimit” gjenden termat e rinj të faqes, të cilat do të hyjnë në fuqi më 10 dhjetor.

Termat janë këto:

YouTube mund të ndërpresë aksesin tuaj, ose hyrjen e llogarisë tuaj të Google plotësisht ose një pjesë të shërbimit nëse YouTube beson, sipas gjykimit të tij, se llogaria juaj nuk është më e vlefshme në aspektin komercial.”

Në termat e saj bazë shkruhet: Nëse YouTube nuk po fiton para nga ju, kompania mund të fshijë llogarinë tuaj.

Javën e kaluar, YouTube filloi t’iu dërgojë një email përdoruesve të tij duke i njoftuar rreth kushteve të reja të shërbimit të faqes. Në email, YouTube përmbledh përditësimin e fundit të platformës si një mënyrë për t’i bërë më të qarta dhe më të kuptueshme kushtet e reja. Megjithatë, kjo pjesë e kushteve nuk u përmend në email, dhe nuk u kuptua nga përdoruesit.

Siç është shkruar, këto terma i japin YouTube fuqinë për të fshirë llogarinë e një përdoruesi nëse ata ngarkojnë video të cilat, për shembull, nuk sjellin të ardhura të mjaftueshme për reklamat.

Edhe përdoruesit e thjeshtë të YouTube i kanë të paqarta këto kushte. YouTube ka shkruar tek termat se ato do të zbatohen tek çdo përdorues që ka një llogari, jo vetëm tek personat që publikojnë video. Pra, termat thonë se një përdoruesi që vetëm shikon video, por jo domosdoshmërisht fiton para, gjithashtu mund t’i fshihet llogaria.

Duhet gjithashtu të theksohet fakti se termat në mënyrë specifike tregojnë se YouTube mund të fshijë edhe llogarinë Google të një përdoruesi. Një YouTuber mund të humbasë adresën e Gmail-in, Google Photos, Dokumentet, vetëm se nuk është mjaftueshëm komercial për platformën./TechSot.Al