Imagjinoni për një moment sikur jeni në një vend të huaj dhe po mundoheni që t’i jepni udhëzime shoferit të taksisë në gjuhën tuaj. Duket një lëmsh i vërtetë! Epo, Google Maps mund t’ju ndihmojë.

Duke filluar nga dita e Mërkurë, një opsion i ri i Google Maps do i ofrojë përdoruesve përkthimin e fjalëve duke përdorur teknologjinë. Do të vini re një buton të ri pranë emrit të vendit ose adresës ku ju doni të shkoni përmes ndihmës së aplikacionit Google Maps. Thjesht klikoni mbi të dhe aplikacioni do të flasë me zë të lartë vendndodhjen që doni të arrini. Google Maps e realizon këtë duke zbuluar automatikisht nëse gjuha që përdorni normalisht në aplikacion nuk është e njëjtë me vendin që po vizitoni.

Në foton e mëposhtme tregohet një shembull ku një përdorues, i cili zakonisht e përdor aplikacionin në gjuhën angleze shkon në Japoni: