Google po përmirëson mënyrën e kontrollit të aplikacioneve në platformë, në rast se ndonjë prej tyre kanë qëllime negative. Të gjitha aplikacionet e reja do të skanohen nga mjetet e zbulimit të programeve të dëmshme nga tre kompani të sigurisë kibernetike, si dhe nga sistemi i brendshëm i Google.

Google tha se kishte nevojë për ndihmë, sepse numri i aplikacioneve që po ngarkohen çdo ditë është shumë i madh dhe nuk mund t’i përballonte i vetëm. Aplikacionet me qëllime negative mund të ‘godasin’ shumë njerëz. Kodi i këtyre lloj aplikacioneve u gjet në qershor të këtij viti dhe u shkarkua 400 milion herë.

Kompanitë e sigurisë Zimperium, Eset dhe Lookout do të punojnë së bashku në atë që Google e ka quajtur Aleanca e Mbrojtjes së Aplikacioneve. Katër partnerët do të krijojnë një sistem të kombinuar skanimi që do të shqyrtojë aplikacionet ndërsa ata kalojnë përmes ‘filtrit’ të Google për t’iu ofruar përdoruesve të Android në Play Store. Duke punuar me bazat e të dhënave masive të programave ‘dashakeqëse’, të dhënat për sjelljen dhe modelet e tjera të kërcënimeve, skanerët do të kërkojnë trojanëadwareransomwaremalware bankar dhe sulme phishing.

“Ne nuk kemi pasur një mënyrë për të kontrolluar aq sa kemi dashur këto programe,” tha Dave Kleidermacher, zv.presidenti i Google për sigurinë Android. Z. Kleidermacher shtoi se ka kaq shumë aplikacione që po zhvillohen, kështu që edhe “përmirësimi në rritje me 1%” do të bënte diferencën.

Sistemi i skanimit është masa më e fundit e një serie hapash që Google ka ndërmarrë në përpjekjen e tij për të bërë një punë më të mirë në sigurinë e platformës. Në prill, Google njoftoi për kontrolle më të rrepta për zhvilluesit e aplikacioneve, në mënyrë që të çrrënjosin koduesit “e këqinj” që prodhojnë dhe ngarkojnë aplikacione keqdashëse ose mashtruese./TechSot.Al