Mërkuri po lëviz në një mënyrë të rrallë, ku planeti kalon përballë Diellit, lëvizje e cila mund të shihet nga Toka. Gjatë lëvizjes, Mërkuri shfaqet si një disk i errët në sipërfaqen e ndritshme të yllit tonë. Kanë ndodhur 14 lëvizje të këtij lloji gjatë shekullit; e fundit ishte në vitin 2016, dhe e rradhës do të jetë në vitin 2032. Sidoqoftë, astronomët këshilluan që njerëzit të ndjekin këshillat e sigurisë, pasi shikimi i Diellit pa mbrojtje mund të dëmtojë shumë sytë.

Kjo lëvizje filloi në orën 12:35, në kohën kur Mërkuri sapo kishte filluar të dukej në sipërfaqen e Diellit. Përfundoi në orën 18:04 kur skaji i planetit u dallua se po largohej nga disku i Diellit. Profesori Mike Cruise, presidenti i Shoqërisë Mbretërore Astronomike në Mbretërinë e Bashkuar (RAS), tha: “Kjo është një ngjarje e rrallë, dhe ne do të duhet të presim 13 vjet derisa të ndodhë përsëri. Këto lëvizje janë një demonstrim i dukshëm se si planetët lëvizin rreth Diellit. “

Kjo ngjarje mund të shikohej nga pjesa lindore e SHBA dhe Kanadasë, nga majat jug-perëndimore të Greonlandës, nga pjesa më e madh e Karaibeve, nga Amerika Qendrore, nga e gjithë Amerika e Jugut dhe nga një pjesë e Afrikës Perëndimore. Në Evropë (përfshirë Britaninë e Madhe), Lindjen e Mesme dhe pjesën më të madhe të Afrikës, Dielli do të perëndojë para përfundimit të lëvizjes së Marsit, prandaj pjesa e fundit e kësaj ngjarjeje nuk do të jetë e dukshme. Në pjesën më të madhe të SH.B.A., Kanadasë dhe Zelandës së Re, lëvizja do të jetë në vazhdim ndërsa Dielli do të lindë. Vëzhguesit në Azinë Lindore, Azinë Jugore dhe Jug-Lindore dhe në Australi nuk do të mund ta shohin këtë ngjarje.

Mërkuri është planeti më i vogël dhe më i brendshëm në Sistemin tone Diellor. Përfundon udhëtimin në orbitën rreth Diellit çdo 88 ditë dhe kalon midis Tokës dhe Diellit çdo 116 ditë. Ndërsa orbita e Mërkurit rreth Diellit është më e përkulur në krahasim me orbitën e Tokës rreth Diellit, ne mund ta shikojmë planetin, i cili duket se kalon sipër ose poshtë yllit tonë më të afërt.

Një lëvizje e tillë mund të ndodhë vetëm kur Toka, Mërkuri dhe Dielli janë saktësisht në një vijë në të tre dimensionet./TechSot.Al