Një specie brumbulli e sapozbuluar  u  emërtua sipas aktivistes së klimës, Greta Thunberg. ‘Nelloptodes gretae’ ka pak ngjashmëri me emrin e saj, është më i vogël se 1 mm i gjatë, dhe nuk ka krah dhe as sy. Sidoqoftë, insekti ka dy antena të gjata. Shkencëtari Michael Darby tha se e zgjodhi këtë emër , sepse ishte ” jashtëzakonisht i impresionuar ” nga fushatat mjedisore të vajzës së vogël suedeze.

  1. gretae u zbulua për herë të parë në Kenia në vitet 1960 nga William Block, i cili ia dhuroi mostrat e tij Muzeut Historik të Natyrës në Londër, në vitin 1978. Që nga ajo kohë, është mbajtur në një nga koleksionet e muzeut. Doktor Darby po studionte këtë koleksion kur ai zbuloi speciet e atëhershme të paemërtuara. Duke emërtuar brumbullin sipas emrit të zonjushës Thunberg, ai tha që dëshironte të vlerësonte kontributin e saj të jashtëzakonshëm në rritjen e ndërgjegjësimit të problemeve mjedisore.Greta Thunberg speaking to activists in Colorado in October

Dr. Max Barclay, personi përgjegjës për sa i përket brumbujve në muze, tha: “Emri është i përshtatshëm, sepse ka shumë mundësi që speciet e pazbuluara po humbasin me kalimin e kohës, përpara se shkencëtarët t’i emërtojnë ato, për shkak të humbjes së biodiversitetit. Kështu që është e përshtatshme që një nga zbulimet më të reja të emërtohet sipas emrit të dikujt që ka punuar kaq shumë për të mbrojtur botën natyrore dhe speciet në rrezik.”/TechSot.Al