Tesla ka lançuar automjetin më të ri të quajtur “Cybertruck”. Gjatë prezantimit ndodhi një moment i ‘sikletshëm’ në skenë.

Dritaret e automjetit u shkatërruan gjatë demonstrimit, ku në fakt duhej të tregohej se sa e vështirë ishte që ato të thyheshin. Z. Musk u dëgjua teksa thoshte me shaka: “Ka ende vend për përmirësim”. Lançimi u realizua në Hawthorne, California, ku çeliku i tij prej inoksi dhe dizajni këndor u shoqërua me reagime pozitive, por edhe me befasi për publikun.

“Njerëzit me shumë mundësi do ta mbajnë gjatë në kujtesën e tyre pamjen e automjetit të ri,” tha Jessica Caldwell, nga tregu i automjeteve Edmunds.

“Duket si version i automjetit të DeLorean nga e ardhmja.”

Tregu i makinave paraqet një mundësi të mirë për Tesla pasi kompania përmirëson teknologjinë e saj të baterive, që do të thotë se mund të mbajë ngarkesa më të rënda në distanca të gjata.

Sipas Edmunds, shitja e automjeteve të mëdhaja kanë zënë 14.4% të shitjeve të automjeteve të reja deri në tetor të këtij viti, krahasuar me 12.6% në vitin 2015. Automjetet kanë një çmim mesatar rreth më shumë se 50,000 dollarë.

Automjeti i ri i Tesla i sapolaçuar do të shitet duke filluar nga 39.900 dollarë (30,900 paund), një model i cili ka një kilomentrazh maksimal prej 250 milje (402km), ndërsa modeli më i shtrenjtë, me çmim 69.900 dollarë, do të ketë një kilometrazh prej 500 milje. Makina ka gjashtë vende dhe mund të transportojë një ngarkesë prej 1587 kg./TechSot.Al