Gjigandi i hapësirës ajrore Boeing ka bërë publike propozimin e tij për një anije kozmike që mund t’i çojë njerëzit në sipërfaqen e Hënës. Sipas një programi të quajtur Artemis, Shtëpia e Bardhë dëshiron të realizojë misonin në Hënë deri në vitin 2024. Ky projekt i quajtur “Hapa të vegjël për në Hënë”, do të përdorë raketën e madhe të Sistemit të Lëshimit në Hapësirë (SLS).

Kompania ka thënë se po e lehtëson planin duke dërguar pjesë të ndryshme të pajisjeve herë pas here në hapësirë. Për pjesën më të madhe të misioneve robotike, të gjitha pajisjet e nevojshme hardware janë lëshuar në hapësirë me një raketë. Po kështu, misionet e ekipit të Apollo në Hënë në vitet 1960 dhe 1970 ju mjaftoi vetëm një e tillë. Sidoqoftë, misionet Artemis pritet të përfshijnë disa fluturime, për të siguruar të gjitha pajisjet e nevojshme.

Boeing thotë se mund të arrijë të dërgojë astronautët në Hënë me vetëm pesë “ulje të rëndësishme për misionin “, siç është nisja, futja në orbitë etj. , në vend të 11 ose më shumë proceseve që kërkohen nga strategjitë alternative. Nasa më parë tha se opsioni i saj i preferuar ishte realizimi i misionit i ndarë në tre faza, por ajo e la këtë proces të hapur për qasje alternative dhe inovative.

Propozimi i Boeing ka vetëm dy faza. E para ka të bëjë me dërgimin e astronautëve në sipërfaqe, dhe faza tjetër ka të bëjë me largimin e ekuipazhit nga sipërfaqja e Hënës dhe futja përsëri në orbitën hënore në fund të misionit. Ato janë dizejnuar për t’u hedhur në hapësirë si një njësi e vetme.

Kompania ka thënë se anija e saj kozmike do të jetë gati për misionin e vitit 2024, i quajtur Artemis-3. Por plani i Boeing do të varet nga një varianti i raketës SLS i quajtur Blloku 1B. Sipas planeve aktuale të Nasa, versioni Bllok 1B i raketës nuk do të jetë gati deri në vitin 2025. Sidoqoftë, procesi i prokurimit të Nasa lejon përdorimin e dy tokave nga kompani të ndryshme në misionet Artemis-3 dhe Artemis-4 (Artemis-4 do të realizohet në 2025)./TechSot.Al