Si thoni që t’i bëni tuajat një palë AirPods Pro të mbuluara me flori të vërtetë?

Caviar, kompania ruse e produkteve luksoze që hodhi në treg iPhone 11 Pro të punuar me diamant që kushtonte 70,000 dollarë, sapo lançoi një palë kufje AirPods Pro të prodhuara me flori 18 karatësh.

Like Steve Jobs would have wantedKufjet kushtojnë 67,790 dollarë. Nëse jeni trashëgimtar i një pasurie nafte padyshim që mund t’i blini ato! Ky çmim është 67,540 dollarë më shumë se një palë kufje normale AirPods Pro. Por po flasim për Caviar, kompania që lançoi iPhone me copëza Hëne në to. Ata nuk mund të mjaftohen vetëm veshjen e kufjeve me flori, por gjithashtu ofrojnë një karikues wireless të larë me flori.

Për shembull, modeli Grace kushton 1,550 dollarë, janë një pale kufje AirPods Pro të zeza me një këllëf me lëkurë origjinale pitoni (gjithashtu e disponueshme në “të bardhë kristali” për 1.320 dollarë).

Nëse nuk ju pëlqen lëkura e pitonit, si mendoni për një karikues wireless të mbuluar me lëkurë aligatori? Ju mund të zgjidhni midis katër mundësive të ngjyrave të ndryshme që sjell Caviar: jeshile (“Mbarësi”- 1.550 dollarë), e zezë (“Besim”- 1.440 dollarë), çokollatë e errët (“Madhështi”- 1.400 dollarë) dhe rozë (“E shijshme”- 1.550 dollarë)./TechSot.Al

All that gold