Prodhimi i ri i Samsung, Galaxy S11 me shumë mundësi nuk do të lançohet para muajit shkurt të vitit 2020.

Sipas burimeve thuhet se Galaxy S11 do të ofrojë zgjedhjen midis tre madhësive të ndryshme të ekranit: 6.2 ose 6.4, 6.7 dhe 6.9 inç. Kjo është një rritje shumë e madhe në krahasim me prodhimin e versionit Galaxy S10, i cili është në dispozicion vetëm në madhësinë 6.1 inç (Galaxy S10), 6.4 (Galaxy S10 +) dhe 6.7 inç (Galaxy S10 5G).

Është ende e paqartë se si do të emërohen modelet e reja, por thuhet se të tre versionet do të jenë të disponueshme në varianin 5G dhe LTE. Modeli me përmasë më të madhe do të ketë vetëm 5G. Kjo nënkupton se do të ketë pesë modele gjithsej, duke qenë kështu lançimi me numrin më të madh të produkteve të një gjenerate Samsung Galaxy që është bërë ndonjëherë nga kjo kompani.

Sipas burimeve, të pesë telefonat do të kenë një ekran të harkuar dhe do të lançohen pas gjysmës së muajit shkurt (me shumë mundësi një javë para Kongresit Botëror Mobile, i cili fillon më 24 shkurt).

S11 mund të vijë me një kamerë me kualitet 108 megapixel, një opsion i cili është përdorur edhe tek Xiaomi Mi Note 10./TechSot.Al