Apple Pay dhe Venmo në Facebook kanë të drejtë që të përdorin dhe të studiojnë veprimet tuaja në këtë rrjet social për të personalizuar reklamat.

Kompania lançoi Facebook Pay ditën e martë, një përditësim që kombinon opsionin ekzistues të pagesave në Facebook Messenger me opsionin e pagesës për bamirësi dhe blerje në Facebook. Projekti, do të debutojë këtë javë në Sh.B.A në Facebook dhe Messenger, dhe më vonë në Instagram dhe WhatsApp.

Përdoruesit mund të regjistrojnë llogarinë e tyre të PayPal dhe kartat e debitit ose të kreditit në Facebook Pay,  i cili më pas do t’i lejojë përdoruesve të shikojnë historinë e tyre të pagesave, të dhurojnë para, të paguajnë miq, të bëjnë blerje brenda një loje të caktuar dhe të blejnë produkte nga Facebook Marketplace dhe të zgjedhin faqet dhe bizneset .

Por komoditeti vjen me një kosto.

“Ashtu si me produktet tona të tjera, veprimet që ju bëni në Facebook Pay mund të përdoren për t’ju ofruar përmbajtje dhe reklama që janë të përshtatashme për përdoruesin”, ka shkruar Drejtori për politikat e privatësisë Z. Erin Egan.

“Për shembull, nëse blini një dorezë bejsbolli në Facebook Marketplace, në vazhdim mund t’iu shfaqet një reklamë për një shkop bejsbolli.”

Egan tha se kartat dhe numrat e llogarisë bankare që ju regjistroni në platformë nuk do të përdoren për të personalizuar reklamat që shihni. Por historia juaj e blerjes dhe donacioneve tuaja do të përdoret për të personalizuar reklamat që do t’iu shfaqen./TechSot.Al