Keni kursyer para dhe doni të blini një telefon? Shkëlqyeshëm!

Ju prezantojmë me një telefon që kushton 70,000 dollarë.

Krijuar nga Caviar, i njohur për punimet luksoze të iPhone, telefoni i ri iPhone 11 Pro Discovery Solarius është diçka e jashtëzakonshme. Për krijimin e tij u deshën gjysmë kilogrami ar dhe 137 diamante. Në anën e pasme, është vendosur një orë luksoze në mes të telefonit, e kompletuar me pjesë nga më të shtrenjtat që mund të ketë një orë. Brenda saj, ka një diamant të veçantë, ngjyrë të verdhë (ose gur dielli), i cili është gjithashtu shumë i kushtueshëm.

Ky krijim ka si qëllim të simbolizojë jetën e përjetshme që Dielli i jep planetit tonë, por le ta pranojmë, ata persona që do ta blejnë këtë lloj telefoni me The Solarius. There's only one of them. I know that the photo shows two. I'm not sure how it works, either.shumë mundësi nuk do të jenë shumë të interesuar për simbolikën.

Përveç materialeve të shtrenjta në anën e pasme, iPhone 11 Pro Solarius është thjesht një iPhone 11 Pro i rregullt, me një çmim që fillon nga 70.340 dollarë për versionin me hapësirë 64 GB, dhe shkon deri në 71,520 dollarë për iPhone 11 Pro Max me 512 GB. Sipas deklaratave për shtyp versioni ‘Solarius’ është prodhuar në një numër të kufizuar.

Përveç versionit Solarius, ju gjithashtu mund të blini variante më pak të kushtueshme, të cilat simbolizojnë trupa të tjerë qiellorë, përfshirë Marsin dhe Hënën (janë prodhuar për secilën 19 kopje), dhe ju gjithashtu mund të bëni tuajin një me meteorin Tsarev (i disponueshëm në 99 kopje). Caviar ka deklaruar se ato përmbajnë pjesë të vërteta të Marsit, Hënës, dhe një meteoriti, të cilat supozohet se janë vërtetuar nga Ekspertiza Gemologjike dhe Mineralogjike e Muzeut Minerologjik të Akademisë së Shkencave Ruse.

Këto variante fillojnë nga çmimi 8,100 dollarë (Marsi); 8,130 dollarë (Hëna) dhe 8,260 dollarë (Toka). /TechSot.Al

There are real pieces of Mars, the planet, on this phone. Says Caviar, and the Expert Gemological and Mineralogical Consultation of the Mineralogical Museum of the Russian Academy of Sciences.