Nëse nuk jeni të kënaqur me filtrat e fotografive në Instagram dhe Snapchat, Adobe ka një lajm të mirë për ju.

Kompania njoftoi për lançimin e një aplikacioni të ri, Photoshop Camera me inteligjecë artificiale për platformën iOS dhe Android. Aplikacioni do të përdorë platformën Sensei AI të Adobe për të aplikuar filtra të nivelit të lartë dhe efekte të tjera në foto duke përdorur vetëm kamerën e pajisjes.

Me fjalë të tjera, Adobe do të përdorë inteligjencën artificiale për t’i bërë fotot tuaja të duken edhe më ekstravagante. Ju mund të regjistroheni për një periudhë prove në faqen e internetit të Adobe tani, por kamera me fotoshop nuk do të jetë në dispozicion të përdoruesve deri në një kohë të caktuar vitin e ardhshëm. Gjithashtu, përdorimi i aplikacionit është falas.

Përveç se mundëson rregullimin në mënyrë të shkëlqyer të fotografive, kamera me fotoshop do të ofrojë një platformë me efekte të njerëzve të famshëm dhe influencuesve. Do të jenë në dispozicion efekte për një peridhë kohe të limituar, nga Billie Eilish dhe artistë e influencues të njohur. Sigurisht, ju do të keni mundësi të shpërndani fotot tuaja në aplikacione të tjera si Instagram nëpërmjet Photoshop Camera, sepse në fakt ky është edhe qëllimi i aplikacionit.

Si Google ashtu edhe Apple kanë ecur me hapa të mëdha për përmirësimin e fotografisë gjatë natës me zhvillimin e programeve. AplikacionI i Adobe përdor teknologjinë për të bërë foto të ndriçuara, të cilat mund të shpërndahen në rrjete sociale.

Nëse shembujt e treguara nga Adobe për aplikacionin e tij kanë përafërsisht të njëjtën cilësi që do të ketë fotoja përfundimtare e përdoruesve, ato patjetër që do të duken më mirë sesa përpunimi i fotografive me aplikacione të tjera. Por, ndoshta përdorimi i shumë influencueve mund të jetë një gabim.  Këtë do ta zbulojmë me kalimin e kohës./TechSot.Al