Nuk ka asgjë më të bezdisshme sesa kur iPhone-i juaj i heq aplikacionet e tjera ndërsa jeni duke punuar në një program tjetër.

Prandaj përdoruesit duhet të jenë të gëzuar që Apple po ofron përditësimin më të fundit të platformës iOS 13.2.2. Kështu do të rregullohen gabimet që fikin aplikacionet në pajisje, duke sjellë edhe disa përmirësime të tjera. Sipas Apple, iOS 13.2.2:

·     Rregullon problemin, i cili shkakton fikjen e papritur të aplikacioneve që nuk janë në përdorim për momentin

·     Rregullon problemin e humbjes së përkohshme të shërbimit celular pas një telefonate

·     Adreson problemin ku të dhënat celulare mund të mos jenë të disponueshme përkohësisht

·     Zgjidh një problem ku karikimi mund të ndërpritet nga aksesorët Yubikey e pajisur me bateri

Problemi i aplikacioneve, të cilat mbyllen papritur nuk është vetëm çështje bezdie dhe mungese komoditeti. Gjatë këtij proçesi ju mund të humbisni të dhënat tuaja.

Ky përditësim përveç të mirave që do të sjellë, ka dhe pasoja negative: bateria e telefonit tuaj do të harxhohet më shpejt. Edhe pse fikja e programeve përbën një problem, megjithatë ky veprim ruante baterinë. Tani që aplikacionet do të veprojnë më shumë, ato gjithashtu do të harxhojnë më shumë karikimin./TechSot.Al