Drejtori i Përgjithshëm i Instagramit Adam Mosseri tha të Premten se aplikacioni i shpërndarjes së fotografive do të fillojë të fshehë pëlqimet për disa përdorues amerikanë javën e ardhshme. “Ideja është që të përpiqemi të depresionojmë Instagram-in, t’a bëjmë atë më pak konkurues”, tha Mosseri, i cili bëri njoftimin në konferencën Wired25 në San Francisko. Ai nuk tha se sa përdorues amerikanë do të jenë pjesë e eksperimentit.

Instagram filloi testimin e fshehjes së pëlqimeve në Kanada gjatë pranverës, përpara se të zgjeronte eksperimentin në korrik në Australi, Brazil, Irlandë, Itali, Japoni dhe Zelandën e Re. Përdoruesit e Instagram ende do të jenë në gjendje të shohin numrin e pëlqimeve dhe shikimeve të videos që postimet e tyre kanë marrë, por publiku nuk do të jetë në gjendje t’i shohë këto shifra.

Zgjerimi i eksperimentit në SHBA sinjalizon që Instagram ka parë rezultate premtuese nga fshehja e pëlqimeve. Studimet kanë lidhur përdorimin e mediave sociale me një rritje të depresionit dhe ankthit, dhe tani kompanitë e teknologjisë po mendojnë për karakteristikat e rasteve që mund të dëmtojnë shëndetin mendor të një personi.

Përdoruesit e Instagramit që ishin pjesë e eksperimentit në vende të tilla si Kanada dhe Australi janë shprehur se këto masa mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të tyre mendor sepse shpesh krahasojnë shifrat e tyre me ato të përdoruesve të tjerë. Sidoqoftë, kishte shqetësime se fshehja e pëlqimeve mund të çojë në një rënie të numrit të njerëzve që komentojnë ose angazhohen me një postim./TechSot.Al