Smartfoni i palosshëm i Huawei, Mate X sapo ka dalë në shitje në Kinë. Telefonët dolën në shitje për një çmim prej 16999 juan (1.900 paund) në faqen zyrtare të internetit dhe raportohet se janë shitur brenda disa minutave. Adhuruesit e telefonit të cilët nuk arritën të blinin një Mate X, do të kenë mundësi që ta blejnë një të tillë ditën e premte në datën 22 nëntor, kur grupi i dytë i pajisjeve të dalë në shitje. Të gjithë njerëzit që blejnë një nga këta telefonë të palosshëm përfitojnë gjithashtu 50% zbritje për riparimet e ekranit.

Mate X me 5G është në dispozicion me një model me ekran 8 inç (20.3 cm) kur shpaloset. Kur mbyllet ka dy ekrane: një 6.8 inç dhe një të vogël 6.6 inç. Huawei tha se telefoni ishte në dispozicion në një sasi të kufizuar për shitjen e parë, por nuk deklaroi numrin e saktë të shitjeve.

Rezultate imazhesh për Huawei launches foldable Mate X in ChinaNumri i prodhuesve, të cilët po ofrojnë në treg pajisje të palosshme është gjithnjë e më shumë në rritje. Samsung, Xiaomi dhe Motorola kanë prodhuar smartphone të palosshëm, po ashtu edhe kompania Royole. Prodhuesit e tjerë të telefonave, duke përfshirë Apple dhe Google, njihen për eksperimentet e dizajneve të pajisjeve që lançojnë.

Huawei kishte deklaruar më parë se ky prodhim do të dilte në shitje në muajin qershor, por lançimi u vonua pas vendosjes së sanksioneve nga SH.B.A. Telefoni aktualisht është në shitje vetëm në Kinë, por Huawei ka thënë se do të jetë edhe në vendet e tjera në një kohë të caktuar.

Ben Wood, analist, tha se ai është “shumë skeptik” në lidhje me telefonin e palosshëm të Huawei, pasi përdori Samsung Galaxy Fold për disa javë dhe kaloi ca kohë me Motorola Razr që sapo është lançuar.

Vendimi i Huawei për të vendosur ekranin në pjesën e jashtme të telefonit e bën atë “jashtëzakonisht të pasigurt” kundrejt dëmtimeve aksidentale, tha ai./TechSot.Al