Një sulm kibernetik ka dëmtuar mijëra faqe në internet ,po ashtu edhe stacionin televiziv kombëtar në Gjeorgji.Gjithashtu janë sulmuar faqe interneti të Gjykatës, të cilat përmbajnë materiale të çështjeve të ndryshme dhe të dhënat personale të njerëzve. Në pjesën më të madhe të rasteve, faqja kryesore e faqeve të internetit u zëvendësua me imazhin e ish-Presidentit Mikheil Sakashvili, i shoqëruar me titullin: “Do të rikthehem”. Megjithatë,  burimi i sulmit ende nuk dihet.

Në media sociale qarkullon lajmi se pas gjithë kësaj mund të fshihet Rusia.  Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike faqet e internetit të qeverisë gjeorgjiane ishin të mbrojtura në mënyrë të dobët dhe lehtësisht  të prekshme ndaj sulmeve. Më shumë se 2,000 faqe interneti, përfshirë organizata jo-qeveritare dhe kompani private, ranë pre e këtij sulmi.

“Shkalla e këtij sulmi është diçka që nuk e kemi parë më parë,” tha Profesor Alan Woodward, ekspert i sigurisë kibernetike në Universitetin Surrey. “Me shkallën dhe natyrën e objektivave, është e vështirë të mos arrish në përfundimin  se ky ishte një sulm i sponsorizuar nga shteti.” Profesor Woodward shtoi se ndërsa problemi i shkaktuar kishte qenë “domethënës”, infrastruktura e rëndësishme kombëtare nuk u prek./TechSot.Al