Shkencëtarët besojnë se ata më në fund kanë zbuluar mbetjen e Supernova 1987A, një nga shpërthimet e tyre të preferuara të yjeve. Astronomët e dinin se objekti duhet të ekzistonte, dhe u përpoqën shumë për të identifikuar vendndodhjen e tij, të cilën e pengonte një tufë pluhuri errësues. Tani, një ekip i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar mendon se vendi ku ndodhet kjo mbetje mund të përcaktohet nga mënyra se si është ngrohur duke krijuar pluhurin që e rrethon.

Studiuesit i referohen kësaj zone me emërtimin “pika”.

Stars“Është shumë më e nxehtë sesa mjedisi përreth saj, “pika” ka nevojë për disa shpjegime. Qëndron larg grumbujve të pluhurit që ka pranë,” është shprehur Prof Haley Gomez nga Universiteti Cardiff. “Ne mendojmë se po nxehet nga ylli i neutronit i krijuar nga supernova”.

Kur teleskopët zbuluan për herë të parë shpërthimin në 1987, shkaktoi emocion tek të gjithë. E vendosur në Renë e Madhe Magellanike, rreth 168,000 vite dritë larg nga Toka,  shpërthimi ishte supernova më e afërt dhe më e ndritshme që ishte parë ndonjëherë në qiell gjatë natës për 400 vjet. Tre dekada më pas, astronomët bëjnë akoma kontrollin rutinë të Supernova 1987A dhe studiojnë formën e saj, e cila është vazhdimisht në ndryshim.

Është diçka jashtëzakonisht e bukur. Shpërthimi shoqërohet me një seri unazash të ndritshme prej gazi dhe pluhuri që shkëputen nga ylli, i cili po shuhet. Një prej këtyre unazave duket si një fije perlash, dhe ndodhet në qendër të kësaj stolie qiellore ku shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur pjesën e humbur të yllit./TechSot.Al