Ford ka lançuar makinën plotësisht elektrike Mustang Mach E në një event madhështor në Los Angeles. Versioni më i mirë i makinës mund të udhëtojë deri në 370 milje me karikim  të plotë dhe të rimbushet për 57 milje (92 km) në një interval prej 10 minutave. Në vend të dorezave tradicionale makina ka disa butona dhe një hapësirë për të futur gjëra të ndryshme në pjesën e përparme të makinës.

Modelet e ndryshme mund të përshpejtohen nga 0-60 m/s për rreth tetë sekonda. Në krahasim me këtë model, Tesla Model X mund të ecë 0-60 m/s në 4.4 sekonda. Ashtu si Tesla, Mustang Mach E ka një ekran me prekje me madhësi 15.5 inç (40 cm) afër me timonin. Çmimet variojnë nga 44,000 paund deri në 58,000 paund (44,000  dollarë deri në 60,000 dollarë në SH.B.A.).

“Gëja më interesante është se ata kanë vendosur të përdorin emrin Mustang në këtë makinë, sepse është sinonim i makinave të fuqishme amerikanë, me V8 të mëdha. E megjithatë ata po marrin në konsideratë aspektin e performancës së emrit duke ia vendosur kësaj makine elektrike, ” është shprehur Amanda Stretton, redaktore e automjeteve në faqen e internetit confused.com.

Në fillim të këtij viti, Ford njoftoi se do të mbyllte gjashtë fabrika prodhuese në Evropë deri në fund të vitit 2020. Stuart Rowley, president i Ford për Evropën, tha se e ardhmja e komanisë lidhet me makinat elekrikte. Analisti Natalie Sauber, tha se infrastruktura përbën akoma një pengesë që konsumatorët të blejnë një automjet elektrik.

Norvegjia është vendi me ndërmarrjen më të lartë të automjeteve elektrike, e cila ndiqet nga vendet e tjera skandinave. Mbretëria e Bashkuar po hyn në këtë industri, po ashtu edhe Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës./TechSot.Al