Facebook po prezanton një imazh të ri për produktet dhe shërbimet që ofon në përpjekje që përdoruesit të dallojnë kompaninë nga aplikacioni dhe faqja e internetit. Instagram dhe WhatsApp janë ndër aplikacionet që do të kenë një imazh të ri gjatë javëve në vazhdim.

Aplikacioni dhe faqja e internetit do të kenë ende ngjyrën blu që njihet nga të gjithë. Logoja e re është me shkronja të mëdha dhe e shkruar me një stil shkrimi të ndryshëm nga ai aktual, kështu që produktet e tjera dhe aplikacioni i kompanisë do të duken ndryshe. Imazhi gjithashtu shfaqet me ngjyra të ndryshme në varësi të produktit që përfaqëson. Kështu, për shembull, ngjyra e gjelbër do të jetë për WhatsApp.

Drejtori i marketingut i Facebook, Antonio Lucio tha: “Njerëzit duhet të dinë se cilat kompani zhvillojnë produktet që ata përdorin. Ne filluam të jemi më të qartë për produktet dhe shërbimet që janë pjesë e Facebook vite më parë. Ky ndryshim i markës është një mënyrë për të komunikuar më mirë strukturën tonë për njerëzit dhe bizneset që përdorin shërbimet tona për t’u lidhur, shpërndarë, për të krijuar miqësi dhe për të rritur audiencën e tyre.”New Instagram branding on mobile phone screens

Senatorja e Amerikës Elizabeth Warren ka thënë se dëshiron të shkatërrojë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Facebook, Amazon dhe Google dhe t’u vendosë atyre rregulla të ashpra. Zonja Warren në një postim në Facebook është shprehur: “Facebook mund të përmirësojë gjithçka që dëshiron, por  nuk mund të fshehë faktin se kjo kompani është shumë e madhe dhe e fuqishme.”.

Pse Facebook po vjen me këto ndryshime?

Kjo sjell disa përfitime për kompaninë. Firma po mundohet të mbledhë veten nga akuzat  se është me të vërtetë e fuqishme, duke qenë se fshihet pas shumë aplikacione të rrjeteve sociale shumë të famshme. Kështu që po bën një ndarje të imazheve të aplikacioneve, në mënyrë që t’u shmanget rregullave. Por në fakt të gjitha këto rrjete sociale janë në pronësi të Facebook./TechSot.Al