Aplikacioni i ri i Facebook  i quajtur Whale ju lejon të krijoni memet tuaja me opsione profesionale. Atëherë pse nuk keni dëgjuar për të?

Epo, kompania me sa duket ende nuk dëshiron që të gjithë t’a dinë këtë. Sipas një raporti, grupi i ‘Eksperiementeve të Produkteve të Reja’ (New Product Experimentation,NPE) i Facebook  lançoi aplikacionin, dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm në App Store për përdoruesiet në Kanada.

Përshkrimi zyrtar thotë se aplikacioni Whale përdoret pa pagesë dhe nuk është e nevojshme pagesa e një çmimi ‘të fshehur’ për abonimin në aplikacion. Aplikacioni u lejon përdoruesve që të krijojnë meme me imazhet e tyre ose fotografitë nga galeria në telefonin e tyre. Pasi të zgjidhni një foto, mund të shtoni tekste, dhe efekte të ndryshme, emoji, stickers etj.. Kur të keni mbaruar, mund të ruani memet tuaja të sapokrijuara në galerinë e telefonit, dhe / ose t’i shpërndani ato në mediat sociale dhe nëpërmjet mesazheve direkt nga aplikacioni.

Në përshkrimin e aplikacionit thuhet gjithashtu se është zhvilluar nga Ekipi i ‘Eksperiementeve të Produkteve të Reja’ i Facebook.

Ekipi i ‘Eksperiementeve të Produkteve të Reja’ u bë i njohur për herë të parë në muajin korrik. Facebook ka thënë që është një grup aplikacioni i fokusuar tek konsumatori që përqendrohet në “transportimin e përvojave krejtësisht të reja”. Aplikacionet mund të ndryshojnë shumë shpejt, paralajmëroi Facebook në atë kohë dhe mund të mbyllet nëse Facebook vendos që ata nuk janë të dobishëm. Kompania gjithashtu tha që aksesi më i gjerë i aplikacioneve të krijuara nga Ekipi I ‘Eksperiementeve të Produkteve të Reja’ do të varet nga aplikacioni.

Ekipi I ‘Eksperiementeve të Produkteve të Reja’ më parë ndërtoi dy aplikacione të tjera për adoleshentët, të quajtur Bump dhe Aux. Aplikacioni AUX është një aplikacion për DJ festash, ndërsa Bump ju lejon të filloni biseda anonime me njerëzit në komunitetin tuaj./TechSot.Al