TikTok mendohet të ketë rreth gjysmë miliardi përdorues aktivë në të gjithë botën, ku përqindjen më të madhe e zënë adoleshentët dhe të rinjtë rreth moshës 20 vjeç. Aplikacioni me video të shkurtra është bërë një platformë shumë e përdorur për krijimin e  memeve, shumë prej tyre të përshtatura me muzikë.

Një shembull janë videot ku përdoruesit dhe kafshët e tyre shtëpiake shfaqeshin në video të veshur si kauboj në një moment të caktuar, duke pasur në sfond këngën e reperit Lil Nas X me titull Old Town Road.  Këto video ndihmuan që kënga të kthehej në një hit.

Por disa politikanë janë të shqetësuar se pronari kinez i aplikacionit, Bytedance, paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare. Rregullatorët gjithashtu kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë. Pra, a është i sigurt aplikacioni TikTok?

Si funksionon?

Përdoruesit kryesisht nën moshën 20 vjeç përdorin aplikacionin për të postuar video me një kohëzgjatje prej 15 sekondash. Shumë prej tyre përfshijnë lëvizjen e buzëve në përshtatje me fjalët e këngës në sfond, pjesë komike dhe / ose truket e efekteve të vaçanta. Pas publikimit,  këto video janë mund t’i shikojnë si miqtë ashtu edhe njerëz të panjohur për përdoruesin. Të gjitha llogaritë janë publike, megjithëse përdoruesit kanë edhe mundësinë për t’i bërë të dukshme postimet e tyre vetëm për një grup njerëzish.

Një algoritëm analizon se çfarë lloj postimi i tërheq më shumë vëmendje përdoruesit, duke i shfaqur kështu postime të ngjashme dhe është e lehtë të humbasësh sensin e kohën kur videot hapen njëra pas tjetrës në mënyrë automatike. Përdoruesit gjithashtu mund të kërkojnë tema ose përdorues të veçantë dhe të shikojnë postime që ju interesojnë duke klikuar  tek ‘hashtaget’.

TikTok gjithashtu lejon që të dërgohen mesazhe private, por ky opsion është i disponueshëm vetëm për ‘miqtë’. Çdokush mbi moshën 13 vjeç mund ta përdorë këtë platformë me kontroll prindëror./TechSot.Al