Vatikani po përpiqet të tërheqë të rinjtë e epokës së teknologjisë me lançimin e një byzylyku “eRosary”. Ky produkt, i cili kushton 109 dollarë (85 £), mund të vendoset si byzylyk dhe aktivizohet duke bërë shenjën e një kryqi. Ajo është e lidhur me aplikacionin “Click to Pray eRosary”, i cili është krijuar për të ndihmuar përdoruesit katolikë të luten për paqen botërore dhe të meditojnë për ungjillin.

Aplikacioni ndjek aktivitetin e përdoruesit në aplikacion dhe përmban shpjegime vizuale dhe audio të rruzares. Rruzari tradicional përdoret për të ndihmuar lutjen dhe meditimin. Rruazat e tij numërohen ndërsa lexohen lutjet. Përdoruesit kanë tre alternativa zgjedhjeje për t’u lutur. Ekziston rruzari/byrzylyku standard, meditues ose tematik. Rruzaret janë të përbërë nga 10 rruaza me gurë agati dhe hematite të zeza, dhe një kryq metalik që ndjen lëvizjen.

“Ky projekt bashkon më të mirën e traditës shpirtërore të Kishës dhe përparimet e fundit të botës teknologjike,” thuhet në një njoftim për shtyp. Kompania e teknologjisë me bazë në Tajvan GadgTek Inc realizoi këtë produkt, i cili është rezistent ndaj ujit dhe i aksesueshëm nga smartphone iOS dhe Android.

Kjo nuk është hera e parë që Kisha Katolike ka provuar të tërheqë të rinjtë me anë të teknologjisë. Në vitin 2018, një grup ungjillor katolik lançoi ” Follow JC Go!”, duke patur kështu një ngjashmëri me aplikacionin e lojës Pokemon Go jashtëzakonisht të suksesshëm. Ajo i lejon lojtarët të “kapin” shenjtorët ose personazhet e Biblës, në vend të personazheve përbindësha./TechSot.Al