Kompania njoftoi se gabimisht mund të ketë përdorur numrat e telefonit të disa përdoruesve, me qëllim që të shfaqen reklama të përshtatshme për çdo përdorues.

Konkretisht, kompania tha që emaili dhe numrat e telefonit ishin ngarkuar nga disa përdorues të Twitter për konfirmimin dhe sigurinë e llogarisë së tyre dhe gabimisht kishin përfunduar në sistemet e kompanisë së reklamimit.

Por çfarë do të thotë, saktësisht?

“Kur një reklamues ngarkoi listën e marketingut, ne mund të kemi lidhur automatikisht njerëz në Twitter me listën e tyre bazuar në emailin ose numrin e telefonit që mbajtësi i llogarisë së Twitter ngarkoi për qëllime sigurie “, shpjegon Twitter në një postim.

Kjo nuk është një gjë e mirë. Shfrytëzimi i sigurisë, qoftë edhe gabimisht, për të targetuar njerëzit me reklama zbeh besimin e njerëzve për sigurinë e të dhënave që ofrohet nga ky rrjet social. Me fjalë të tjera, njerëzit tashmë do të mendohen dy herë kur të ngarkojnë të dhënat e tyre personale në Twitter, pasi mund të përdoren për përfitime të ndryshme.

Gjithashtu, nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar nëse emaili ose numri i telefonit juaj i telefonit është përdorur për reklama.

Kjo nuk është hera e parë që një kompani e mediave sociale ka abuzuar me informacionin e mbledhur gjoja për qëllime sigurie./TechSot.Al