Aplikacioni për postimin e videove TikTok është përdorur nga militantët e Shtetit Islamik për të përhapur propagandën tek një audiencë më e re, sipas Wall Street Journal. Raportohet se përkrahësit kanë shpërndarë video që tregojnë luftëtarët e ISIS me armë dhe kufoma duke shëtitur nëpër rrugë. Në disa nga videot, të postuara në javët e fundit, janë përfshirë edhe efektet që ofron TikTok, efekti me yje dhe zemra në krye të postimit.

Videot u identifikuan nga kompania e inteligjencës për shpërndarjen e postimeve Storyful. “Ky zbulim përshtatet me një model që kemi parë gjatë disa viteve të lëvizjeve ekstremiste duke kolonizuar me sukses dhe duke u përshtatur në hapësirat e reja të mediave sociale për të arritur audiencë të madhe,”  tha Imran Ahmed, shefi ekzekutiv i Qendrës për Luftë kundër urrejtjes dixhitale . TikTok ka treguar se mund të censurojë në mënyrë indirekte çdo gjë që kundërshtohet nga qeveria kineze.

Në disa video shfaqeshin gjithashtu edhe gra, të cilat e quanin veten “xhihadiste dhe krenare”. Në një video ishin xhiruar disa njerëz duke kënduar: “Ne premtojmë besnikëri deri në vdekje”. Organizatat terroriste dhe kriminale janë të ndaluara të përdorin TikTok. Kompania, në pronësi të Beijing me seli në Pekin, ka punësuar mijëra punonjës dhe ka vendosur programe inteligjence artificiale për të ndaluar përmbajtjen e dëmshme në platformën e saj, por kombinimi nuk funksionon gjithmonë./TechSot.Al