Ka ardhur koha që të mësoheni me kamerën penta, e cila ka pesë sensorë. Xiaomi ka prezantuar një celular të ri të quajtur Xiaomi Mi CC9 Pro (një emër i pazakonshëm për këtë kompani), që krenohet me një tipar mjaft mbresëlënës: një kamerë në pjesën e pasme të telefonit me kualitet 108 megapiksel, me 5 kamera që mund të zmadhojnë imazhin 5 herë.

Ne kemi parë telefona me 5 kamera të pasme, tek Nokia 9 PureView, si dhe ato me zmadhim optik 5 herë, si tek telefoni P30 Pro i Huawei. Por ky telefon i ri nga Xiaomi është i pari që i ka të gjitha këto.

Xiaomi nuk ka qenë shumë i famshëm për kualitetin e fotografive edhe pse këto lloj telefonash kanë një kualitet shumë të mirë në shkrepjen e imazheve. Megjithatë, ato mbeten mbrapa cilësisë së telefonave nga prodhues të tjerë të telefonave inteligjentë. Gjithashtu telefonat Xiaomi shpesh janë shumë më të lirë në çmim sesa telefonat që e konkurrojnë. Kështu që me një çmim të arsyeshëm, CC9 Pro mund të bëhet një telefon i preferuar.

Nuk ka detaje të tjera lidhur me telefonin CC9 Pro, por është deklaruar se do të lançohet më 5 nëntor në një event, në të cilin Xiaomi gjithashtu pritet të lançojë një smartwatch (orë të zgjuar) të re dhe një version të ri të televizorit Xiaomi./TechSot.Al

The Xiaomi Mi CC9 Pro is coming November 5.