Një projekt super sekret në Facebook thuhet se është në proces. Është reportuar se Facebook po punon për sjelljen e syzeve inteligjente, me qëllim që të zëvendësojë përfundimisht telefonat inteligjentë.

Me sa duket, Facebook sapo ka hyrë në një partneritet me kompaninë Ray-Ban, për t’i bërë ato me skelete  të pëlqyeshme për njerëzit, në mënyrë që ata të duan t’i vënë ato. Mësohet se syzet AR janë emërtuar me kodin Orion. Ata do të shfaqin një ekran grafik që mund të shohë edhe në qoshet e syve të tyre, dhe skeleti mund të bëjë telefonata, të transmetojë live dhe akoma më shumë me inteligjencën artificiale të Facebook.

Syzet janë planifikuar për t’u hedhur në treg rreth viteve 2023-2025. Nëse ato do të godasin tregun, shpresojmë që të jenë më shumë në modë se Google Glass dhe Magic Leap./TechSot.Al