Janë rreth 1.85 miliardë, miliardë ton karbon në Tokë, ku më shumë se 99% e tij qëndron nën këmbët tona. Shkencëtarët nga projekti Deep Carbon Observatory (DCO) kanë studiuar 10 vjet duke pëcaktuar “rezervat dhe flukset” e elementit kimik.

Me fjalë të tjera, ata punuan lidhur me vendet se ku qëndron karboni dhe në çfarë forme, dhe si lëviz ai përmes sistemit të Tokës. Gjetjet do të ndihmojnë të kuptojnë kufijtë e jetës në planetin tonë dhe në parashikimin e shpërthimeve vullkanike.

“Kjo punë me të vërtetë doli nga kuptimi se shumë nga karboni që ne shqetësohemi për ndryshimin e klimës është vetëm një pjesë e vogël e karbonit të planetit tonë. Më shumë se 90% e saj është në të vërtetë në brendësi të Tokës – në kores , në mantelin dhe bërthamën e saj,” tha Prof Marie Edmonds nga Universiteti i Kembrixhit, në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shumë pak dihej për formën e saj, sa ka pasur dhe sa i lëvizshëm është. Dhe, padyshim, kjo ka një rëndësi të madhe si për klimën e Tokës, por edhe për banueshmërinë e mjedisit tonë sipërfaqësor,” tha bashkëpunëtori i DCO-së./TechSot.Al