Sony ka publikuar datën e lançimit të Playstation 5 me risinë e teknologjisë së fundit: një pult komandimi.  Në një postim në blog, gjigandi i lojrave tha se Playstation 5 do të hidhet në treg në kohë për “Pushimet 2020”. Përmes njoftimit Sony zbuloi detaje të reja në lidhje me panelin e komandimit dhe pultin e tij inovativ që vjen me teknologji të avancuar dhe me ndjeshmëri.

“PlayStation 5 do të vijë me dy risi kryesore në levën e tij të re. Së pari, është adoptuar një teknologji me ndjeshmëri ‘haptic’ për të zëvendësuar teknologjinë e përdorur që në gjeneratën e 5 të levave,” thuhet në postimin e blogut.

“Risia e dytë është diçka që ne e quajmë nxitës adaptiv, të cilat janë përfshirë në butonat L2 / R2. Programuesit janë përpjekur për ta bërë lojën sa më reale, dhe kanë mundësuar që ju ta ndjeni kur të hidhni një shigjetë ose kur të ngisni një makinë në një terren të vështirë malor në lojë.”

Për shembull, programuesit e lojërave kanë bërë të mundur që ju të keni ndjesinë e përplasjes së makinës në një mur ndryshe nga ndjesia që do ju japë gjuajtja me armë. Në postim u publikuan edhe lojërat e reja që do të vijnë në PS4, të cilat janë: Death Stranding dhe The Last of Us Part II. Gjithashtu, Sony zbuloi se Playstation 5 do të përdorë shumë më pak energji se prodhimet e mëparshme. Tipari i ri i kursimit të energjisë është pjesë e një iniciative midis Kombeve të Bashkuara dhe kompanive të lojërave si Sony, për ti dhënë fokus mjedisit./TechSot.Al