Samsung ka pranuar se Galaxy S10 ka një të metë. Ai mund të zhbllokohet nga gjurma e gishtit të çdokujt që vendoset mbi buton. Këtë problem e vuri re një grua britanike, bashkëshorti i së cilës ishte në gjendje të zhbllokonte telefonin e saj me gjurmën e tij të gishtit. Megjithatë, u premtua se një program kompjuterik do të zgjidhte problemin. Kur S10 u lançua në muajin mars, Samsung e përshkroi sistemin e sigurisë me gjurmën e gishtërinjve si “revolucionar”.

Skaneri dërgon ultratinguj për të zbuluar kreshtat 3D të gjurmëve të gishtërinjve në mënyrë që të njohin përdoruesit. Samsung tha se ishte “i vetëdijshëm për rastin e njohjes së gabuar të gjurmëve të gishtave nga telefoni S10 dhe se së shpejti do të shpërndajë një program kompjuterik”. KaKao Bank në Korenë e Jugut u tha klientëve të fiknin opsionin e njohjes së gjurmëve të gishtërinjve për t’u kyçur në shërbimet e tij derisa të zgjidhej problemi. Raportet e mëparshme tregonin se disa mbrojtës të ekranit nuk e lejonin sistemin e Samsung të njihte gjurmët e përdoruesve, sepse ata linin një hendek të vogël ajri, i cili pengonte skanimin.

Çifti britanik, i cili zbuloi këtë çështje tha se ky ishte një shqetësimin i vërtetë mbi mbrojtjen e sigurisë. Lina Neilson, pasi bleu një mbrojtës për ekranin e telefonit regjistroi gjurmën e gishtit të dorës së djathtë të saj dhe më pas zbuloi se edhe gjurma e gishtit në dorën e saj të majtë, të cilin nuk e kishte regjistruar, mund të zhbllokonte telefonin e saj. Ajo më pas i kërkoi burrit të saj ta provonte dhe të gishtat e të dy duarve të tij e zhbllokuan gjithashtu. Dhe kur mbrojtësi i ekranit u vendos tek telefoni i dikuj tjetër ndodhi e njëjta gjë./TechSot.Al