Një robot i jashtëzakonshëm, i aftë për të zgjidhur një kub Rubik me një dorë , ka demonstruar se sa shumë ka përparuar robotika, por në të njëjtën kohë edhe se sa larg do të shkojmë, thonë ekspertët. Sistemi OpenAI përdori një simulim kompjuteri për të mësuar dorën e robotit që të zgjidhte kubin, duke zbatuar udhëzime, të cilat do të duheshin 10,000 vite që të përfundoheshin nga një njeri. Pasi u mësua, roboti ishte në gjendje të zgjidhte një kub që ishte paksa i modifikuar për të ndihmuar robotin që të tregonte se cilën mënyrë po ekzekutonte.

Koha e përfundimit ishte e ndryshme, tha ekipi i studimit, por në përgjithësi u deshën rreth katër minuta për të përfunduar zgjidhjen e kubit. Përdorimi i mësimit të makinës dhe robotika për të zgjidhur një kub të Rubik është realizuar më parë. Në Mars 2018, një makinë e zhvilluar nga inxhinierë në Institutin e Teknologjisë Massachusetts arriti të zgjidhë një kub në vetëm 0.38 sekonda. Ajo çka është e veçantë me punën e OpenAI është përdorimi i një roboti me shumë detyra, në këtë rast një model i ngjashëm me dorën e njeriut, më shumë sesa një makinë e krijuar posaçërisht për të zgjidhur një kub Rubik dhe asgjë tjetër.

“Aftësia për të zgjidhur kubin e Rubikut nga një dorë robotike është në të vërtetë jashtëzakonisht e vështirë,” tha Matthias Plappert, drejtuesi i ekipit për robotikë në OpenAI. “Ju duhet të kontrolloni shumë saktësisht gishtat, duhet ta bëni atë për një kohë shumë të gjatë pa asnjë lloj gabimi dhe shumë gjëra të ndryshme mund të ndodhin në këtë proces. ”

Z. Plappert përgëzoi metodën e ekipit për injektimin në mënyrë graduale të komplikimeve të procesit, pengesat e simuluara që do ta detyronin robotin të përshtatej për të përfunduar kubikun. Kjo teknikë, e quajtur skualifikim automatik i domenit (ADR), është përdorur, për t’i dhënë robotit shkathtësi të qëndrueshme, zhdërvjelltësi në mënyrë që të mund të manovrojë ndryshimet që shkojnë përtej asaj që një kompjuter mund të parashikojë dhe simulojë./TechSot.Al