Syzet  gati-mitikë të Apple mund të lançohen vitin e ardhshëm.

Sipas analistit të Apple, Ming-Chi Kuo , kompania planifikon të fillojë prodhimin e kufjeve të pajisjes së re në tre muajt e fundit të viti 2019, me qëllim që të nxirren në treg në tremujorin e dytë të vitit 2020. Më parë në muajin mars,  Kuo tha se syzet AR të Apple do të lançohen në vitin 2020, por kësaj radhe informacioni që dha është pak më i saktë , dhe ai tregoi disa detaje të reja në lidhje me pajisjen.

Kuo deklaroi se syzet AR do të pozicionohen si një pajisje shtesë e iPhone dhe jo si një kategori e pavarur produkti. Për më tepër, Kuo ka thënë se syzet do të ketë pamjen e një ekrani, dhe iPhone do të kryejë pjesën më të madhe të detyrave informatike për të. Ana e mirë e këtij fakti është se kjo do t’i lejojë Apple që dizajni i syzeve të jetë i hollë dhe të jenë të lehta për t’u mbajtur.

Përveç syzeve AR, Kuo tregoi gjithashtu për disa pajisje të tjera të ardhshme të Apple. Ai tha se kompania do të lançojë një iPad Pro të ri, me një kamera 3D, në tremujorin e parë të vitit 2020. Ky lloj kamere do t’i mundësojë pajisjes të krijojë një hartë të saktë 3D të një dhome, e cila është e rëndësishme për aplikacionet e realitetit virtual.

Së fundmi, Kuo tha se të gjitha MacBook-et e ardhshme, përfshirë një model me 16 inç, do të kenë një mekanizëm të ri tastierash në vend të mekanizmit problematik të përdorur në Pro MacBook që nga viti 2016./TechSot.Al