Në fillim të këtij muaji, Netflix raportoi rezultatet e tremujorit të tretë për vitin 2019 dhe ato ishin pozitive. Të ardhurat janë rritur, fitimi është dyfishuar dhe miliona njerëz të tjerë janë regjistruar për të përdorur këtë shërbim. Sidoqoftë, Netflix është një shërbim i cili ka ‘fituar eksperiencë’ dhe kërkon që të bëhet gjithnjë e më shumë sfidues për të qenë akomë më shumë i suksesshëm, kështu që problemi i shpërndarjes së fjalëkalimeve është ngritur.

Sipas raportimeve, në një intervistë në lidhje me të ardhurat e tremujorit të tretë të këtij viti, Drejtori i financave, Spencer Neumann u pyet nëse “trajektorja e rritjes ” së Netflix në SH.B.A. do të thotë se shpërndarja e fjalëkalimeve është diçka që shërbimi synon të arrijë. Neumann u përgjigj duke thënë: “Ne vazhdojmë ta monitorojmë atë. Do të shqyrtojmë mënyra sa më të pranueshme për të përmirësuar këtë opsion. Ne nuk kemi ndonjë plan të madh për të bërë diçka ndryshe për këtë.”

Është e qartë se Netflix e di se disa përdorues shpërndajnë fjalëkalimet e tyre me të tjerët, të cilët në fakt duhet të paguajnë për të pasur aksesin në platformë me llogarinë e tyre personale. Sidoqoftë, tani për tani kompania nuk ka në plan që të ndryshojë këtë opsion, duke shmangur pakënaqësitë e përdoruesve dhe çdo përditësim do të shoqërohej në mënyrë të pashmangshme me një rënie të numrit të shpërndarjeve të fjalëkalimeve.

Llogaritë në Netflix kanë kufij të integruar, por kjo lidhet me numrin maksimal të personave që mund të shohin njëkohësisht ne të njëjtën llogari. Tani për tani mund ta përdorni Netflix në aq pajisje sa dëshironi./TechSot.Al