Apple tha se nëse ju keni një iPhone 5 duhet të nxitoni ta përditësoni versionin iOS në telefonin tuaj, përndryshe ju nuk do të mund të përdorni shumë prej aplikacioneve dhe iPhone juaj do të kthehet në një pajisje të mërzitshme. Sipas Engadget, Apple ka dërguar njoftime tek këta telefona dhe madje ka postuar një udhëzim të dukshëm në faqen e tij të internetit për t’i kujtuar pronarët e iPhone 5 se duhet të përditësojnë versionin e tyre iOS në versionin 10.3.4 deri më 3 nëntor.

E gjithë kjo ka të bëjë me çështjen e rivendosjes së GPS që dëmtoi pajisjet e modeleve të vjetra në prill. Apple ofroi përditësimin e iOS në muajin korrik. Apple nuk ishte i vetmi që u prek nga kjo çështje, edhe pajisje të tjera pësuan dëmtim. Sistemet e para GPS kanë regjistruar çdo javë një numër 10-shifror për 1.024 javë (rreth 20 vjet). Ky problem krahasohet me gabimin famëkeq Y2K. Gabimi i parë ka ndodhur në gusht të viti 1999 para se telefonat inteligjentë dhe opsioni i GPS të funksiononte. Por gabimi tjetër ndodhi në prill dhe kjo gjë shkaktoi probleme tek telefonat.

Edhe pse gabimi ndodhi në prill, Apple tha në korrik, kur njoftoi për përditësimin, se ky problem nuk do të ndikojë në pajisjet e vjetra deri më 3 nëntor 2019. Sipas Apple, përditësimi “do të ruajë vendndodhjen e saktë përmes GPS dhe do t’i lejojë përdoruesve të vazhdojnë të përdorin aplikacionet, të cilat funksionojnë me ndihmën e  datës dhe kohës reale duke përfshirë App Store, iCloud, email dhe shfletimin në internet.”

Me fjalë të tjera, nëse nuk e përditësoni telefonin tuaj, të gjitha aplikacionet në iPhone tuaj do të jenë të padobishme. Përdoruesit e pajisjeve të tjera, si iPhone 4S dhe iPad 2, nuk do të mund të përdorin GPS, por aplikacionet e tjera do të funksionojnë normalisht. Jo të gjithë përdoruesit preken nga ky problem. Apple raporton se vetëm 9 përqind përdoruesve përdorin ende një version të tillë të iOS, pasi Apple nuk prodhoi më iPhone 5 që në Shtator 2013 dhe e klasifikoi iPhone 5 si “pajisje të vjetër” në Nëntor të vitit 2018.

Por nëse ju ende po përdorni një iPhone 5 e dini tashmë se çfarë duhet të bëni!/TechSot.Al