Agjensia hapësinore amerikane ka zbuluar prototipin për një kostum të ri hapësinor që mund të vishet nga astronautët e ardhshëm për të shkuar në Hënë. Shefi i Nasës, Jim Bridenstine tregoi një vështrim më nga afër të kostumeve të gjeneratës së ardhshme për programin Artemis. Kostumi xEMU duket i ngjashëm me ato të përdorura në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Por Nasa tha se ishte përmirësuar në aspektin e komoditetit, masës dhe lëvizshmërisë në Hënë.

Bridenstine prezantoi gjithashtu Sistemin e Mbijetesës së ekuipazhit (Orion Crew Survival System), një kostum ngjyrë portokalli me helmeta që do të vishen nga ekipet në anijen Orion për nisjen. Orion është zëvendësimi i anijes hapësinore, por ndryshe nga ai sistem, është krijuar për të transportuar astronautë në Hënë dhe do të përmbushë detyra të tjera kur të udhëtojë në hapësirë. Kostumi i ri i Hënës, i cili është i njohur zyrtarisht si Njësia e Eksplorimit Jashtëtokësor (xEMU), është dizejnuar për t’u përshatatur me masën e përdoruesit, pavarësisht madhësisë së tij.

Inxhinieri i hapësirës Amy Ross tha që kostumi i ri do t’u japë astronautëve më shumë mundësi për të lëvizur tek pjesa e supeve, gjithastu edhe për të ngritur duart lart, lëvizje që nuk mund të realizoheshin me kostumet e epokës së Apollos. Sistemi i mbështetjes së jetës në kostum i siguron astronautit rreth 8 orë oksigjen, me një orë shtesë për situatë emergjente. Qëllimi kryesor i kostumit është të mbrojë astronautët kundër një problemi aksidental, ku presioni i ajrit humbet nga brenda hapësirës së anijes ndërsa po udhëton./TechSot.Al