Nëse doni të blini një tastierë të re, konsideroni të blini një nga tastierat e fundit të Microsoft, të cilat vijnë me disa tasta shtesë që mund t’iu duhen.

Sipas raportimeve, Microsoft ka nxjerrë në shitje dy tastiera të reja për porosi nga klientët në dyqanin e tij online, të dyja përfshijnë një tastë të veçantë për Microsoft Office, dhe një tjetër për emoji. Dy tastierat në fjalë janë: Microsoft Bluetooth Keyboard dhe Microsoft Ergonomic Keyboard.

Në të dyja rastet, tasti Office ndodhet në të djathtë të tastierës dhe ngarkon aplikacionin Windows 10 kur shtypet. Sidoqoftë, mund të përdoret gjithashtu për të aplikacione specifike të paketës Office, të tilla si Word ose Powerpoint, me kombinimin e duhur të tastierës. Për shembull, tasti Office + X do të hapë Excel. Zëvendësoni X me W për të hapur Word, dhe kështu me radhë.

Tasti Emoji është vendosur në të djathtë të tastës Office dhe kur shtypet ngarkon emoji e Windows 10. Duket paksa e frikshme që në tastierën tonë të kompjuterit të kemi një tastë vetëm për emojit. A i përdorim vërtet kaq shumë emojit në vitin 2019?/TechSot.Al

The Microsoft Ergonomic keyboard