Instagram ka tashmë një aplikacion të ri mesazhesh vetëm për “miqtë e ngushtë”. Quhet Threads dhe është i aksesueshëm në iOS dhe Android.

Siç mund ta prisni, “aplikacioni i parë i mesazheve me kamera”, ekzistenca e të cilit u raportua për herë të parë në muajin gusht, është shumë i ngjashëm me Snapchat. Hapet në kamera dhe ka një ndërfaqe që do të jetë më së shumti e njohur për përdoruesit e Snapchat, megjithëse ka disa dallime të mëdha. Së pari, i gjithë aplikacioni është i përqendruar në listën tuaj të “miqve të ngushtë”. Përdoruesit e Threads mund të shkëmbejnë mesazhe vetëm nëse të dy e kanë vendosur njëri-tjetrin në listën e “miqve të ngushtë” në Instagram.

Së dyti, përveç dergimit të selfie-ve, aplikacioni gjithashtu inkurajon përdoruesit të ndajnë përditësime të shkurtra, statuse të përditësuara me emoji: një emoji 📚 kur jeni duke studiuar, një emoji 😴 kur jeni duke fjetur, një emoji 🎮 për lojëra, etj./TechSot.Al