Një ekip studiuesish ka ndërtuar një prototip të një kase telefoni me një material që imiton lëkurën e njeriut. Një video e publikuar nga anëtarët e ekipit tregon se ata e përdorin kasën për të kontrolluar telefonin duke e pickuar, shtrydhur dhe stimuluar për ta zmadhur dhe zvogeluar, dhe për të kryer funksione të tjera. Mund të përdoret gjithashtu në të ardhmen për të bashkëvepruar me një avatar virtual.

Drejtuesi i projektit, Marc Teyssier, tha se e kuptoi se pse disa njerëve iu duk një produkt i frikshëm dhe rrënqethës. “Edhe unë mendoj se është e frikshme, e kuptoj këtë. ”  tha ai në një deklaratë. “Ne nuk jemi mësuar me prekjen njerëzore ndaj objekteve. Ky projekt ka bërë që njerëzit të reflektojnë se çfarë është teknologjia dhe pse kjo është rrënqethëse”.

Një ‘gudulisje’  e lëkurës në pjesën e pasme të telefonit mund të dërgojë një emoji të qeshur në një mesazh, ndërsa një pickim i saj mund të rezultojë në një emoji që shpreh zemërim. Z. Teyssier shkroi në faqen e internetit të projektit se “ndërfaqja e ftohtë” e një smartphone “nuk lejon ndërveprimin natyror dhe inputin”,

Lëkura e kasës përbëhet nga dy forma të ndryshme me shtresa prej silikoni, dhe elektroda të bashkangjitura me pjesën kontrolluese të pajisjeve. Z. Teyssier tha se vendosja e ekuilibrit të duhur të materialeve ishte e vështirë./TechSot.Al