Instagram po heq të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjitë kozmetike, për shkak se ato dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve. Efektet që i bëjnë njerëzit të duken sikur të kenë bërë injeksione dhe mbushësit  e buzëve ose një rregullim i fytyrës do të jenë ndër filtrat që po ndalohen. Studimi sugjeron se filtrat që ndryshojnë fytyrën e përdoruesve mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen keq në lidhje me mënyrën se si duken.

Instagram, i cili është në pronësi të Facebook, ka thënë se kjo masë ndalimi ka të bëjë me promovimin e mirëqenies. “Ne jemi duke rivlerësuar politikat tona. Duam që filtrat tonë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit,” tha një përfaqësues i Instagram. “Ndërsa ne jemi duke rivlerësuar politikat tona, do t’i heqim të gjitha efektet nga galeria, të cilat lidhen me kirurgjinë plastike, do të ndalojmë miratimin e mëtejshëm të efekteve të reja dhe do të heqim efektet aktuale nëse ka pasur raportime shqetësuese për to.”

Në gusht, një përditësim i aplikacionit Instagram u lejoi përdoruesve të krijojnë efektet e tyre virtuale, të tilla si animacione dhe filtra të personalizuar të fytyrës, të cilat mund të mbivendosen në imazhe dhe video. Shumë filtra të njohur , siç është Plastica, imituan efektet e kirurgjisë ekstreme kozmetike.

Një tjetër filter, i quajtur FixMe, tregoi se si një kirurg kozmetik shënon fytyrën e një pacienti përpara procedurave së operacionit plastik. Krijuesi i saj, Daniel Mooney, ka thënë: “FixMe ishte menduar që të shërbente si një kritikë e operacioneve plastike, duke treguar se sa i bezdisshëm është procesi i vendosjes së shenjave dhe vijëzimeve në fytyrë. Synimi im nuk ishte që të tregoja një imazh ‘perfekt ‘, siç mund të shihni rezultatin përfundimtar. Përsosmëria është mbivlerësuar.”

Instagram tha se nuk e janë të sigurt se sa kohë do të duhet që të hiqen të gjithë filtrat, por shumë përdorues e kanë mirëpritur këtë gjë./TechSot.Al