Lundrimi juaj në YouTube sapo u bë pak më shumë privat! Google njoftoi se tashmë po publikon opsionin e fshirjes automatike për YouTube. Kjo do t’u lejojë përdoruesve të mbajnë historinë e kërkimit dhe shikimit të videove për një kohë të paracaktuar në platformë para se të dhënat të fshihen automatikisht.

Opsionet e YouTube do u lejojë përdoruesve të vendosin nëse duan t’i mbajnë të dhënat e historisë për 3 muaj, 18 muaj ose derisa ata të zgjedhin t’i fshijnë manualisht.

Përdoruesit kanë mundësi që të zgjedhin opsionin që historia mos të ruhet fare, por disa përdorues dëshirojnë që këto informacione të ruhen përkohësisht, në mënyrë që të rigjejnë me lehtësi kërkimet dhe videot e shikuara së fundmi./TechSot.Al