Apple mund të ndryshojë plotësisht skemën e emërtimit për iPhonë e ardhshëm.

Emrat e rinj kanë një kuptim dhe janë ndoshta më pak konfuzë në krahasim me emrat aktual, edhe pse “iPhone 11 Pro Max” duket paksa i gjatë. Raportohet se Apple do ta shoqërojë emërtimin edhe me fjalën “Pro” tek iPhonët e rinj.

Sidoqoftë, nëse është e vërtetë, ata do të përfaqësojnë një ndryshim shumë domethënës në mënyrën sesi Apple do të prezantojë prodhimet e reja të telefonëve. Tani për tani, iPhone XS është “iPhone”, i cili duhet të jetë nën vëmendjen e njerëzve, ndërsa iPhone XR pozicionohet si një variant më i lirë, diçka e ngjashme me një “iPhone Lite”./TechSot.Al