Instagram së shpejti mund të lejojë që të krijojmë Story së bashku.

Studiuesi i aplikacionit Jane Manchun Wong ka zbuluar se kjo platformë e rrjeteve sociale po teston një risi të quajtur ‘Group Story’. Disa foto tregojnë se si funksionon ky opsion: Përdoruesit e Instagram do të kenë mundësinë që të publikojnë një Story në grup, dhe mund të zgjedhin nëse duan që atë t’a shikojnë të gjithë ndjekësit ose vetëm Miqtë e afërt (Close Friends).

Interesante është fakti se Facebook ka provuar disa opsione të ngjashme në aplikacionin e tij kryesor, dhe ka vendosur që mos ta aplikojë më atë muajin e kaluar. Gjithsesi Instagram përdoren më shumë se Facebook për të publikuar Story, prandaj Group Stories është më e përshtatshme për të.

Si gjithmonë, fakti që Instagram po e teston këtë risi, nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jetë e disponueshme për të gjithë, por e bën atë pak më shumë të mundshme.

Wong zbuloi një tjetër tipar të ri të Instagram, aktualisht në testim: GIF që shërbejnë për t’u përgjigjur në Story. Duket se Story në Instagram do të bëhet shumë shpejt shumëngjyrëshe!/TechSot.Al