Një aplikacion misterioz i ‘branduar’ nga Kardashian shpërtheu në App Store nga shkarkimet e shumta javën e kaluar. Tani, përdoruesit po ankohen për veprimet që po ndodhin në kartat e tyre të kreditit. Nëse nuk e keni hasur më parë, aplikacioni quhet Gradient, dhe po mbizotëron në mediat sociale pasi gjen ngjashmëri të fytyrës suaj me atë të një personi të famshëm, duke krahasuar selfiet tuaja me fotot e të famshmëve. Aplikacioni arriti shpejt statusin e memes virale falë mbështetjeve nga familja Kardashian dhe të famshmëve të tjerë që me padurim kanë ndarë ngjashmëritë e tyre.

Por ju duhet të mendoheni mirë përpara se ta shkarkoni atë!

Aplikacioni u lançua në shtator të këtij viti, por nuk u shkarkua gjerësisht derisa disa anëtarë të familjes Kardashian filluan t’a promovojnë atë në Storyt e tyre në Instagram. Rreth 15 tetorit, Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Kylie Jenner dhe Scott Disick postuan fotografi nga aplikacioni në Story në Instagram, të cilat sipas The Sun, të gjitha postimet ishin etiketuar me hashtagun #ad , duke treguar se këto postime ishin të paguara për të promovuar aplikacionin.

Aplikacioni duket se po përdor statusin e tij të tanishëm në rankimin e AppStore për të bindur përdoruesit që të paguajnë një çmim të shtrenjtë.

Kjo për shkak se, pas shkarkimit të aplikacionit, përdoruesve u kërkohet të bien dakord për një “përdorim të aplikacionit falas” për tre ditë, në mënyrë që të provojnë opsionin ‘lookalike’ (opsioni i ngjashmërisë). Ajo ç’ka nuk u bëhet me dije përdoruesve është që pasi të mbarojë përdorimi falas për tre ditë, oferta që keni zgjedhur paraprakisht do të aktivizohet automatikisht për 19,99 dollarë, të cilat do të merren nga karta juaj bankare.

Postimet në Twitter tregojnë se përdoruesit e aplikacionit ‘Gradient’ ndihen të mërzitur se kanë ngarkuar në telefonin e tyre paketën e plotë mujore. Deri më tani Gradient ka grumbulluar më shumë se 1.1 milion dollarë në App Store dhe Google Play, shifër e cila me shumë mundësi do të rritet me ‘përdorimin tre-ditor falas’ të aplikacionit./TechSot.Al