Ndërsa prodhuesit e tjerë të telefonave inteligjentë garojnë për të ofruar 5G, Apple po qëndron një hap mbrapa. Pas këtij vendimi fshihen arsye në lidhje me biznesin, por edhe arsye të tjera specifike të Apple.

5G tani është një ‘rrëmujë’. E vetmja pajisje e përshtatshme për 5G në SHBA gati për lançimin në vjeshtë është Qualcomm X50. Gjendet në të gjithë telefonët ekzistues 5G, por nuk funksionon ashtu siç Apple dëshiron që pajisjet e saj të funksionojnë. Nuk është i duhur për rrjetet e ardhshme multi-band të transportuesve amerikanë, dhe mesa duket bën që pajisjet të mbinxehen gjatë verës.

Apple mund të kishte ndjekur rrugën e shumë prodhuesve të tjerë të telefonave dhe të lançonte një telefon me 5G, i cili do të ishte gjerësisht i përdorshëm në Evropë dhe Kinë, por do të punonte vetëm me Sprint (rrjet wireless) në SH.B.A., por Apple nuk do të mund të lundronte në AT&T dhe Verizon. Apple është një kompani e rëndësishme në tregun amerikan, prandaj dëshiron që të plotësojë kërkesat e përdoruesve në këtë vend.

Faktori tjetër është se të gjitha këto çipa 5G vijnë nga Qualcomm. Apple sapo pati një mosmarrëveshje të gjatë me Qualcomm, më pas bëri paqe dhe ra dakord për një marrëveshje gjashtë vjeçare, e cila përfshinte disa vite, kohë gjatë së cilës do të blinte përsëri modemet e Qualcomm. Kjo marrëveshje u realizua tepër vonë për të telefonat, prandaj Apple përdori gjeneratën përfundimtare të modemeve 4G të bëra nga Intel para se Intel të heqte dorë nga biznesi i modemit 5G dhe Apple punësoi pjesën më të madhe të stafit të tij./TechSot.Al