Sipas një zbulimi Saturni është planeti, i cili ka më shumë Hëna në sistemin tonë diellor. Ka gjithsej 82 Hëna. I dyti në listë renditet Jupiteri me 79 të tilla. Saturni tashmë është ‘mbreti i Hënës’ i sistemit diellor falë 20 hënave të reja të gjetura së fundmi.

Saturni do të mbajë titullin e tij, thotë Scott Sheppard, një astronom në Institutin Carnegie për Shkenca në Uashington, DC. Ai thotë se Saturni ka rreth 100 Hëna, por ato që nuk janë llogaritur janë aq të vogla saqë është e vështirë që të identifikohen.

U deshën vite të tëra për Sheppard dhe kolegët e tij që të konfirmonin se disa nga imazhet e kapura nga viti 2004 deri në 2007 nga Teleskopi Subaru në Hawaii ishin në të vërtetë, Hëna që rrotulloheshin rreth Saturnit. Duke krahasuar vendndodhjet e objekteve me kalimin e kohës, ekipi zbuloi se tre nga hënat e reja janë prograde, që do të thotë se rrotullohen në të njëjtin drejtim me Saturnin, ndërsa 17 janë retrograde,të cilat rrotullohen në drejtim të kundërt. Secila është rreth 2 deri 5 kilometra e gjerë.

Të gjitha, përveç një prej hënave të reja, nuk bën pjesë në tre grupe ekzistuese të hënave. Astronomët mendojnë se këto grupe u formuan kur hënat më të mëdha u ndanë, ose u përplasën me njëra-tjetrën ose me një kometë kaluese. Por një hënë prograde është e pazakontë: Këndi i pjerrësisë së boshtit të tij tregon se ai i ngjan hënave të tjera të ngjashme që bien brenda një orbite dy vjeçare.

Diçka mund t’a ketë larguar këtë hënë nga grupi i saj, thotë Sheppard. Ose mund të bëjë pjesë në një grup të katërt, i krijuar nga ndonjë ngjarje e panjohur në vitet formuese të Saturnit. Gjetja e më shumë hënave mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij misteri. Por, Sheppard thotë se nëse duam të gjejmë Hënat më të vogla, duhet të kemi teleskopë më të mëdhenj./TechSot.Al