Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se ai nuk mendon se është e drejtë që një kompani të censurojë politikanët ose lajmet në kohën kur ne po jetojmë në një sistem demokratik. Ai mbajti një fjalim në Uashington DC pas disa javësh kritikash mbi vendimin e firmës për të mos ndaluar reklamat politike që përmbajnë pavërtetësi. Ai shtoi se e kishte konsideruar ndalimin e të gjitha reklamave politike në platformat e tij. Por ai gjithashtu tha se beson se kjo do të favorizonte politikanët në detyrë.

Z. Zuckerberg tha që edhe sikur ta kishte mbështetur idenë, nuk ishte e qartë se ku do t’a zbatonte firma. Në vend të kësaj, ai tha se kishte vendosur që kompania të “gabonte në anën e një shprehjeje më të madhe”. “Ne nuk kontrollojmë nëse reklamat politike janë të vërteta dhe ne nuk e bëjmë këtë për të ndihmuar politikanët, por sepse ne mendojmë se njerëzit duhet të shohin vetë se çfarë thonë politikanët,” tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, Z. Zuckerberg gjithashtu shfrytëzoi rastin për të thumbuar rivalin e tij kinez TikTok, për të cilin ai tha se po censuronte lajmet e protestave politike. Dhe ai tha se përpjekjet e tij për të sjellë Facebook dhe Instagram në Kinë kanë funksionuar më së miri.

“Doja që shërbimet tona të përdoren edhe në Kinë, sepse besoj në lidhjen e tërë botës dhe mendova se ndoshta mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie më të hapur”, shpjegoi ai.

“Por ne kurrë nuk mundëm të binim dakord për atë që do të na duhej për të operuar edhe atje, dhe ata kurrë nuk na lejuan të futeshim brenda.”

“Dhe tani, ne kemi më shumë liri të flasim dhe të qëndrojmë për vlerat në të cilat besojmë dhe të luftojmë për një botë më të lirë”./TechSot.Al